Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HASAN GOMDA

Nga elita e Maltës, Drita siguron qendërmbrojtës

Foto: Drita/ fb

Nga elita e Maltës, Drita siguron qendërmbrojtës


4 July, 2024 @11:37

Hasan Gomda është zyrtarizuar dje si lojtar i ri i ekipit të Dritës nga Gjilani. Skuadra që në vitet e fundit është aty-aty në luftë për titull kampioni dhe drejtohet nga Zekirija Ramadani, ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje huazimi me gjilanasit, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Sirens, nga elita e futbollit maltez.

“Hasan Gomda do të jetë pjesë e klubit tonë për një vit me mundesi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Gomda është transferuar në form huazimi nga ekipi Golden Boy nga Gana dhe është bashkuar me ekipin në fazë përgaditore në Bansko.
Sezonin e fundit Gomda ishte pjesë e superligës së Maltës ku luajti me ekipin e Sirens FC. Gomda luan në pozitë e qendërmbrojtësit të majtë dhe do te jetë një konkurencë shtesë në repartin defanziv.”
— ka shkruar FC Drita në njoftim.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga