"PEFQA" TE DUKAGJINI
Ish kapiteni i Prishtinës, nënshkruan me Dukagjinin
3 July, 2024 @10:42
Mesfushori 30 vjeçar, Mërgim Pefqeli është zyrtarizuar mbrëmë si lojtar i ri i Dukagjinit të Klinës. Skuadra e Superligës ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me ish kapitenin e Prishtinës, që luajti aty në stinorët e fundit, ndërsa tash do të punojë nën urdhërat e Ismet Munishit te Dukagjini, ku edhe trajneri do të ketë debutim në këtë ekip.
“Mërgim Pefqeli vishet bardhegjelbër.
Ish-kapiteni i Prishtinës është përforcimi më i ri i klubit tonë.
KF Dukagjini njofton se ka nënshkruar me mesfushorin me përvojë, që në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Prishtinës, teksa karrierë ka bërë edhe te disa klube tjera.
Përvoja dhe cilësitë e 30-vjeçarit pritet të jenë ndihmë e madhe për ne.” - ka shkruar KF Dukagjini në njoftim.
Në stinorin e kaluar, Pefqeli dha 5 gola për Prishtinën në Superligë.