FRESKOHET EKIPI
3 përforcime te Prishtina
4 July, 2024 @11:09
Rekord-kampionja e Kosovës, Prishtina ka bërë të ditur dje se ka angazhuar tre lojtarë të ri në ekip për stinorin 2024/25 të Superligës. Bardhekaltërit nga kryeqyteti që nuk janë bërë kampionë që prej stinorit 2020/21 gjatë qershorit emëruan trajnerin e ri, francezin Jean-Michel Cavalli.
Ndërsa dje zyrtarizuan tre ardhjet e reja në ekip, te fondi i lojtarëve të ekipit të parë, ku radhazi siguruan shërbimet e:
Rigon Llugiqi, mesfushor - që vjen nga Ramiz Sadiku,
Gentrit Salihu, mesfushor - që vjen nga Dukagjini,
Leonat Vitija, qendërmbrojtës - që vjen nga Drita.
Prishtina është duke bërë rifreskimin e ekipit të parë, pas largimeve të lajmëruara pasi përfundoi stinori 2023/24. Ekipi po tenton të përforcohet për ta konkurruar Ballkanin në luftë për titull kampioni. Këta të fundit janë kampionë të trefishtë të Kosovës së fundi dhe nuk po ia lënë askujt fronin në vitet e fundit.