Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIGERIANI, SULMUIES I RADHËS TE BALLKANI

Sunday Adetunji sulmues i ri i Ballkanit

Sunday Adetunji sulmues i ri i Ballkanit


5 July, 2024 @12:22

Nigeriani Sunday Adetunji është sulmues i ri i kampionit të trefishtë të Kosovës. Nigeriani 26 vjeç që më parë ka qenë pjesë e Shkupit në Maqedoninë Veriore dhe është bërë kampion me ata, së fundi ka qenë pjesë e ekipit slloven, Celje.

Ai në Transfermarkt vlerësohet rreth 400 mijë euro, ndërsa te Celje ka shënuar një gol në 365 minuta sa ka qenë në fushë në total me ekipin.

“Nigeriani Sunday Adetunji tashmë është njëri prej nesh. 26 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e kampionit të Sllovenisë, NK Celje, për dy vite ka qenë te skuadra e Shkupit, ku edhe u shndërrua në “makineri” golash.
Potenca e tij, grinta e goditja e fuqishme, do t’i shërbejnë skuadrës për 3 vitet e ardhshme, si një armë e fortë më shumë në repartin ofanziv,” — ka shkruar ndër të tjera njoftimi i FC Ballkanit.

Kujtojmë, javën që vjen Ballkani do të del në gara ndërkombëtare ku do të përballet me Santa Colomën e Andorrës në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligë të Kampionëve. Suharekasit kanë kryer pjesën përgatitore jashtë vendit, ndërsa tash janë khtyer në shtëpi për tu bërë gati për ndeshjen. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga