NË KRYEQYTET
Prishtina kompleton shtabin teknik
5 July, 2024 @12:27
Prishtina ka bërë të ditur se ka nisur fazën përgatitore për stinorin 20024/25 ndërsa kryetrajneri i ri i tyre, francezi Jean-Michel Cavalli ka kompletuar edhe shtabin teknik të ekipit të parë.
Kështu Cavalli në ekipin e trajnerëve të tij do të ketë ndihmësin e parë marokenin 56 vjeç Moulay Azzegouarh, pastaj Liridon Kukajn, Behar Maliqin dhe Ahmet Beselicën, ky i fundit si trajner i portierëve.
Prishtina këtë stinor dëshiron që të luftojë për titull kampioni, si ekipi më i trofeshëm në vend. Kjo, pasi që kampioni aktual Ballkani ka fituar tre herë radhazi titullin kampion dhe bardhekaltërit kësaj radhe kanë mbetur edhe pa gara evropiane!