Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REFERËT NGA HOLANDA

Gjyqtarë holandez në duelin evropian të Llapit

Gjyqtarë holandez në duelin evropian të Llapit


8 July, 2024 @14:12

UEFA ka përcaktuar ekipin e gjyqtarëve nga Holanda për përballjen e vështirë që e pret Llapin në rrethin e parë kualifikues për Ligë të Evropës. Të drejtuar nga Tahir Batatina, Llapi në rreth të parë ka marrë si kundërshtar ekipin e njohur polak Wisla Krakow, ndërsa ndeshjen e parë e luans i mysafir në Poloni.

Gjyqtarët janë nga Holanda, ndërsa kryesor është Marc Nagtegaal, me ndihmësit Patrick Inia dhe Rens Bluemink. Gjyqtar i katërt është Dennis Higler gjithashtu nga Holanda.

Ndeshja e parë Wisla-Llapi do të luhet në stadiumin “Reymana” të Krakoëit të Polonisë më 11 korrik me fillim prej orës 20:30. Ajo e kthimit një javë më vonë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga