Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS LEAGUE

Fitore e Realit në Londër, kampion i Evropës për herë të 15!

Fitore e Realit në Londër, kampion i Evropës për herë të 15!


1 June, 2024 @23:20

Për të 15-tën herë në histori, Real Madridi është fitues i Ligës së Kampionëve!

Në finalen e Londrës, sonte Reali fitoi ndaj Dortmundit 0-2, për ta vazhduar dominimin e frikshëm në garën në fjalë.

Ndonëse Dortmundi u paraqit mirë, sidomos në pjesën e parë, Real Madridi me mjaft përvojë arriti që të shënojë dy herë dhe ta fitojë finalen.

11-SHET STARTUESE

Carvajal shënoi me kokë për 0-1 në minutën e 74’ pas krosimit të ardhur nga Kroos, e fitoren e vulosi goli i Vinicius Jr. (83’), i cili u asistua nga Bellingham.

Për italianin Ancelotti, kjo është hera e pestë në karrierë që e fiton trofeun më të çmueshëm evropian për klube, një arritje e jashtëzakonshme.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League