Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BETEJA PËR FINALE - KREJTËSISHT E HAPUR

Vini Jr për barazim në superduelin e Ligës së Kampionëve

Vini Jr për barazim në superduelin e Ligës së Kampionëve


30 April, 2024 @22:55

Dy skuadrat që janë takuar më së shpeshti në Ligë të Kampionëve, dy skuadrat rekord-kampione të shteteve që përfaqësojnë kanë fituar nga një penallti për tu ndarë me barazim në një super duel, që verdiktin se cila do të shkojë në finale - do ta përcaktojnë javën që vjen në “Santiago Bernabeu”.

Kjo, pasi që drama në “Allianz Arena” sot përfundoi 2-2 [Sane 53’, Kane 57’ - Vini Jr. 24’, 83’]. Dominimi fillestar i Bayernit ra në ujë, kur një pasim i bukur i Toni Kroosit bëri që braziliani i Realit Vini Jr të shënojë për epërsinë e mysafirëve.

Leroy Sane

Njëjtë, dhe me ritëm edhe më të fuqishëm Bayern i Thomas Tuchelit nisi pjesën e dytë. Por, kësaj radhe një predhë e Leroy Sanésë barazoi, ndërsa shpejt “bavarezët” fituan penallti për ta konvertuar në gol Harry Kane. Ky i fundit tashmë ka 43 gola në 43 ndeshje me Bayernin që në stinorin e parë, në të gjitha garat!

Pas disavantazhit, Carlo Ancelotti bëri disa ndërrime, duke futur në lojë Eduardo Camavingën, Luka Modricin dhe Brahim Diazin në fushë në vend të Nachos, Jude Bellinghamit dhe Toni Kroosit. E një depërtim brenda zonës i Rodrygo u ndalë palejueshëm nga Kim Min-Jae - të cilit edhe i iku Vini Jr në golin e parë në pjesë të parë -, për tu bërë penallti për madrilenët, që Vini Jr e shënoi pa problem, karshi Manuel Neuerit shumë të mirë deri në atë moment, pasi që mbrojti edhe nja dy raste tepër të mira të “mbretërve”.

Në fund, barazimi 2-2 bën që të luftohet për gjithçka në Madrid më 8 maj - ku edhe do të përcaktohet finalisti i Ligës së Kampionëve 2023/24.

PLAYER RATINGS
Bayern Munich: Neuer 6, Kimmich 6, Kim 3, Dier 6, Mazraoui 5, Laimer 5, Goretzka 4, Sane 7, Muller 5, Musiala 7, Kane 6. Rez.: Guerreiro 6, Gnabry 6, Davies n/a.
Real Madrid: Lunin 6, Lucas 5, Rudiger 6, Nacho 5, Mendy 6, Valverde 5, Tchouameni 5, Kroos 7, Bellingham 5, Rodrygo 6, Vinicius Junior 8. Rez.: Camavinga 6, Modric 6, Brahim 6, Joselu n/a.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League