NË WESTFALENIN E STËRMBUSHUR
Momenti mjeshtëror i Füllkrugut vendos, Dortmund mposht Parisin
1 May, 2024 @23:07
Borussia Dortmund i ka shpërblyer tifozët e zjarrtë të ekipit me fitore dhe me mbajtjen e shpresave gjallë për finale të Ligë së Kampionëve. Ekipi i drejtuar nga Edin Terzic, ka fituar ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në “Signal Iduna Park” të stërmbushur ndaj Paris St Germainit me rezultat minimal, me golin e Nicklas Füllkrugut. Borussia Dortmund - Paris St. Germain 1-0 [Nicklas Füllkrug 36’].
Füllkrug, reprezentues i Gjermanisë, ka pranuar mençur topin e gjatë nga Nico Schlotterbeck me të djathtën, për të shutuar fuqishëm me të majtën dhe për të shënuar në portën e Gigi Donnarummës për 1-0.
Paris St Germain u mundua mjaft në pjesë të dytë dhe kishte raste tepër të mira gjatë minutave në vazhdim, por assesi të shënojë. Kylian Mbappe dhe Achraf Hakimi brenda një sulmi qëlluan shtyllën dy herë! Ousmane Dembele në 15 minutëshin e fundit shutoi nga rreth 11 metra, mbi portë!
Të martën tjetër, në kryeqytetin e Francës në “Parc des Princes” dy skudrat në fjalë do të përcaktojnë finalistin e parë të Ligës së Kampionëve 2023/24 — që merr biletën për “Wembley” të Londrës. Dhjetë vite më parë, finalja e fundit e luajtur e Dortmundit në Ligë të Kampionëve ka qenë pikërisht në “ëembley”.
E fituesi i këtij dueli në finale do të pret fituesin e duelit të gjigandëve të Ligës së Kampionëve: Real Madrid - Bayern Munchen, ndeshje që përfundoi dje 2-2!
PLAYER RATINGS:
BORUSSIA DORTMUND: Kobel 7, Maatsen 8, Ryerson 8, Schlotterbeck 8, Hummels 8, Sabitzer 8, Can 8, Sancho 8, Adeyemi 8, Brandt 8, Fullkrug 8*. Rez: Reus n/a, Wolf n/a, Nmecha n/a, Moukoko n/a.
PSG: Donnarumma 8, Hakimi 6, Mendes 6, Marquinhos 7, Hernandez 6, Ruiz 6, Zaire-Emery 6, Vitinha 7, Barcola 6, Dembele 6, Mbappe 7. Rez: Beraldo 6, Kolo Muani 6.