E 18-ta FINALE PËR MBRETËRIT
Joselu çon Real Madridin në finale
8 May, 2024 @23:01
Një rikthim i pabesueshëm në minutat e fundit ndaj Bayernit. Real Madrid përsëri ka treguar se është specialist i Ligës së Kampionëve, ndërsa ka qenë sulmuesi Joselu që u fut në lojë në minutën e 81. të ndeshjes për të shënuar dy herë dhe për t’ia fituar ndeshjen ekipit të tij, për përfundimtaren Real Madrid - Bayern Munchen 2-1 [Joselu 88’, 91’ - Davies 68’].
Real Madrid ka arritur finalen e 18. të Ligës së Kampionëve, ndërsa aty do të ndeshet me Borussia Dortmundin në “Wembley” më 1 qershor.
Ndeshja e parë në “Allianz Arena” kishte përfunduar 2-2. Bayerni mori epërsinë pas presionit të madh të Realit gjatë gjithë ndeshjes. Ka qenë Alfonso Davies, që me një goditje të bukur shënoi për epërsinë e bavarezëve, në një prej sulmeve të rralla të gjermanëve.
Por, madrilenët e drejtuar nga Carlo Ancelotti nuk u dorëzuan. Strategu italian bëri zëvendësime, që në fund u treguan të duhura karshi atyre që i bëri Thomas Tuchel. Luka Modric, Eduardo Camavinga, Joselu dhe Brahim Diaz u futën në lojë te Reali, ndërsa Thomas Tuchel largoi nga loja më të mirët, duke tentuar edhe mbrojtje me futjen Kim Min-Jaes, ndërsa jashtë nxorri Harry Kane-in dhe Jamal Musialën!
E në fund, presioni i madh dhe agresiviteti në sulm iu shpërblye “mbretërve” që me Joselun e freskët dhe të gjendur në vend të duhur në moment të duhur, shënuan për përmbysje dhe me rezultat të përgjithshëm 4-3 siguruan finalen.
Me këtë fitore, Real Madrid i kthehet finales së Ligës së Kampionëve pas një stinori pauzë, ndërsa në rrugë për aty në çerekfinale eliminoi kampionin e Anglisë, Manchester City dhe së fundi atë të Gjermanisë, Bayern Munchen.
- - - - -
REAL MADRID: Lunin 7, Carvajal 7, Mendy 7, Rudiger 8, Nacho 7, Valverde 7, Tchouameni 7, Bellingham 7, Kroos 8, Rodrygo 7, Vinicius Jr 8. Rez: Modric 7, Camavinga 6, Joselu 9, Diaz 7, Militao n/a.
BAYERN MUNICH: Neuer 7, Kimmich 6, Mazraoui 7, Dier 6, De Ligt 7, Laimer 7, Pavlovic 6, Musiala 6, Sane 6, Gnabry 5, Kane 6. Rez: Davies 8, Kim 6, Muller n/a, Choupo-Moting n/a.