Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI FITON

Karrica në fund për fitore, Ballkani triumfon ndaj St Colomës

Karrica në fund për fitore, Ballkani triumfon ndaj St Colomës


9 July, 2024 @21:59

Kampioni i Kosovës ka dalë fitues në përballje ndaj kampionit të Andorrës në përballjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Ballkani ka shënuar fitore ndaj Santa Colomës në Andorrë sonte, duke e përmbysur epërsinë fillestare të vendasve, për të fituar krej lojën në fund, Santa Coloma - Ballkani 1-2 [Darir 22’ - Emërllahu 42’pen., Karrica 90’].

Karrica në fund u asistua nga Ismajlgeci për të shënuar për fitore dhe lehtësim të ekipit të Ilir Dajës për ndeshjen e radhës që do të luhet në Kosovë. Përballja e kthimit mes Ballkanit dhe Santa Colomës luhet më 16 korrik me fillim prej orës 16:30.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga