DREJT RUMANISË
Edhe Meriton Korenica kalon në elitën rumune
9 July, 2024 @17:22
Futbollisti i Manisës, Meriton Korenica, që gjatë pjesës pranverore të stinorit 2023/24 iu kthye Ballkanit për të përfunduar stinorin si kampion i Kosovës, është transferuar në elitën e futbollit rumun.
Faqja zyrtare e Manisës ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me ekipin e CFR Clujit për transferin e Korenicës atje. Ata kanë falenderuar Meritonin për shërbimet e dhëna për ekipin nga Manisa dhe i kanë uruar sukses në vazhdim të karrierës.
Korenica 27 vjeçar te CFR Cluj do të ketë shoqërinë e Arlind Ajetit, që ishte pjesë e kombëtares shqiptare për të gjitha ndeshjet dhe me maksimalisht minuta në fazën grupore të EURO 2024.