Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI SOT

Ballkani gati për të shkruar historinë

Ballkani gati për të shkruar historinë


16 July, 2024 @12:28

Deri tash, prej se Kosova është pranuar në UEFA, asnjë ekip nga Kosova nuk ka arritur të shkojë në raundin e dytë kualifikues për Ligë të Kampionëve. Të gjitha, janë eliminuar në rrethin e parë, disa edhe duke kaluar parakualifikimet.

Qysh prej Trepçës’89 në stinorin 2017/18 kur kampionët e Kosovës debutuan në gara evropiane, duke marrë pjesë në kualifikime, asnjë, as Drita (2018/19), Feronikeli (2019/20), Drita (2020/21), Prishtina (2021/22) dhe Ballkani (2022-24) nuk e kanë arritur kalimin e rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kësaj radhe, Ballkani me pak fat në short, që e vendosi ndaj Santa Colomës andorriane, dhe me fitore në ndeshjen e parë atje 1-2, sot prej orës 16:30 në “Zahir Pajaziti” të Podujevës do të kërkojë minimalisht barazimin për të siguruar duelin e rrethit të dytë kualifikues. Kjo arritje do të ishte për herë të parë për një ekip nga Kosova që të sigurojë rrethin e dytë kualifikues.

Nëse kalohet Santa Coloma, Ballkani në rrethin e dytë kualifikues do të ketë punë shumë të vështirë. Suharekasit e drejtuar nga Ilir Daja do të kenë punë me kampionin danez, Midtjylland. 

Gjyqtarët e përballjes Ballkani - Santa Coloma do të jenë nga Ukraina, me Oleksii Derevinskyi si refer kryesor.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga