Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA ZYRTARIZOI MESFUSHORIN SPANJOLL

Barcelona i jep kontratë afatgjate Dani Olmos

Fotot: FCBarcelona/es

Barcelona i jep kontratë afatgjate Dani Olmos


10 August, 2024 @12:18

Lojtari që u rrit te Barcelona, Dani Olmo, i është kthyer ekipit të fëmijërisë pas një karriere të suksesshme të kaluar te Dinamo Zagreb dhe së fundi Leipzig.

Olmo, që kishte arritur te Barcelona në vitin 2007 prej Espanyolit, pas shtatë vitesh kishte vendosur të provonte karrierën jashtë vendit.

Dani Olmo

Ai kaloi te Dinamo, ndërsa pasi që u ngrit si lojtar e vazhdoi karrierën te Leipzigu në Bundesligë, për të shkëlqyer këtë verë në EURO 2024 me Spanjën, duke fituar evropianin. Në Bundesligë ai luajti për gjashtë stinorë, ndërsa tash u bë pjesë e ekipit të fëmijërisë së tij, pasi që Barcelona pagoi 55 milionë euro dëmshpërblim te ekipi gjerman.

Barcelona i ofroi kontratë deri në qershor të vitit 2030 Oloms, që aktualisht është 26 vjeçar, ndërsa ia vendosi klauzolën prej 500 milionë eurove, në rast se ndonjë ekip dëshiron t’ua marrë lojtarin para se ta mbyllë kontratën me katalonasit.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga