Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIGUROJNË SULMIN

Leipzig vazhdon me yllin slloven

Foto: rbleipzig.com

Leipzig vazhdon me yllin slloven


13 June, 2024 @16:08

Sulmuesi në ngritje i Sllovenisë, Benjamin Sesko ka vazhduar kontratën me ekipin gjerman, Leipzig. Njoftimin e ka bërë të ditur skuadra gjermane duke treguar se 21 vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2029.

Sesko, që është lojtari më i dalluar i reprezentacionit slloven dhe do të jetë pjesë e EUROs, ka shënuar 11 gola në 29 ndeshje për kombëtaren e tij. Për Leipzigun ai ka dhënë 18 gola në 42 ndeshje në të gjitha garat, duke shtuar edhe dy asiste në llogari të tij.

“Pas vitit të parë të mirë jam jashtëzakonisht i lumtur që ekipi më besoi për të vazhduar. Ekipi, klubi, qyteti, tifozët - të gjithë janë të jashtëzakonshëm. Prandaj, vazhdimi i hershëm i kontratës është hap i radhës logjik që ndodhi,” ka thënë Sesko.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga