Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TITULLI I PARË I KAMPIONIT PËR BAYER LEVERKUSENIN - EDHE ZYRTARISHT

Bayer Leverkusen i Xabi Alonsos, shkruan historinë - për herë të parë kampion!

Fotot: Bayer04Leverkusen

Bayer Leverkusen i Xabi Alonsos, shkruan historinë - për herë të parë kampion!


14 April, 2024 @20:32

Bayer Leverkusen ka fituar titullin e parë të kampionit të Bundesligës në histori - edhe zyrtarisht sot, pasi që pesë ndeshje pa përfunduar stinori ka dallimin e mjaftueshëm që edhe në rast se të humb të gjitha ndeshjet e mbetura, Bayern nuk do të mund t’ia merr kreun.

Ky është viti i 119. i ekzistencës së Bayer Leverkusenit, ndërsa deri tash kanë qenë ekipi që ka përfunduar më së shumti herë si nënkampion duke mos arritur titullin: 1996/97, 1998/99, 1999/00, 2001/02, 2010/11, - dhe tashmë erdhi përfundimisht titulli kampion në stinorin 2023/24

Bayer Leverkusen

Bayer Leverkusen ka fituar 5-0 ndeshjen ndaj ëerder Bremenit, ndërsa festa u përgatit shumë më herët, pasi që gjithë qyteti dhe tifozëria nuk dëshironin që të shtyenin festën për një ditë/javë tjetër.

Bayer Leverkusen

Tifozët u derdhën në fushë të lojës gjatë ndeshjes kur ylli i ekipit Florian Wirtz shënoi golin e katërt, e më pas përsëri, edhe kur shënoi golin e pestë dhe mbylli ndeshjen me hat-trick.

Bayer Leverkusen

Granit Xhaka shënoi golin e dytë të ekipit të Bayerit në fitoren e thellë, ndërsa ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso po shkruan historinë e futbollit ekipor gjerman, duke qenë se ende përgjatë stinorit nuk ka pësuar në asnjë ndeshje.

Gjithashtu, Bayer Leverkusen është në garë edhe për Kupën e Gjermanisë, pasi që ka arritur finalen e saj si dhe po e shikon mundësinë për të kapur edhe Europa Ligën.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga