BAVAREZËT MARRIN MBROJTËSIN FRANCEZ
Bayern blen mbrojtësin e Galatasarayit për 30 milionë euro
28 January, 2024 @11:55
Bayern ka zyrtarizuar sot në mëngjes si përforcim në ekip, mbrojtësin e deritashëm të Galatasarayit Sacha Boey. Bayern do të paguajë në arkë të Galatasarayit 30 milionë euro dhe 5 milionë euro tjera si bonuse për lojtarin, ndërsa në rast të transferit të tij diku tjetër bonusi prej 5 milionë euro do të bëhet i detyrueshëm për bavarezët.
Francezi 23 vjeçar ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2028 me rekord-kampionin gjerman.