BAYER LEVERKUSEN!
Xabi Alonso konfirmon vendimin për stinorin e ardhshëm
29 March, 2024 @14:20
Trajneri spanjoll i Bayer Leverkusenit, që është shumë afër ta bëj kampion këtë ekip për herë të parë në histori, ka bërë të ditur sot se ku e sheh veten në stinorin e ardhshëm futbollistik.
Xabi Alonso 42 vjeç, përkundër kërkesave të pandalshme nga Liverpool dhe Bayern Munchen, si duket i ka rezistuar të dyjave dhe ka vendosur që të vazhdojë qëndrimin te “aspirinët”.
“Ka pasur shumë spekulime për të ardhmen time… Dëshiroja që përgjatë pushimit që e kishim për shkak të kombëtareve të reflektojë dhe të vendosi përfundimisht. Kështu, në javën që e lamë pas u takova me kryesinë e klubit dhe i informova për vendimin se dua të qëndrojë këtu ku jam edhe në stinorin tjetër,” ka thënë Alonsoja në konferencë për shtyp sot.
Alonso është duke thyer të gjitha rekordet e Bundesligës për stinor me Bayerin. Ekipi i tij është ende pa humbje në elitën e futbollit gjerman, ndërsa ka 70 pikë nga 6 ndeshje, 10 më shumë sesa ndjekësi i parë, Bayern Munchen.