Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MAINZI EMËRON PASUESIN E SIEWERTIT

Bo Henriksen merr drejtimin e Mainzit

Bo Henriksen merr drejtimin e Mainzit


13 February, 2024 @10:50

Trajneri danez, Bo Henriksen, është emëruar si trajner i ri i Mainzit në Bundesligë. Njoftimin e ka zyrtarizuar pak më parë ekipi i Bundesligës që këtë stinor po lufton për mbijetesë. Henriksen 49 vjeç vjen te Mainz nga Zurichu zviceran, ndërsa pasdite do të prezantohet në MEWA Arena në një konferencë për shtyp të klubit.

Kujtojmë, Mainzi në fundjavë u mposht nga Stuttgart, ndërsa dje largoi nga detyra trajnerin Jan Siewert, që punoi rreth 4 vjet aty. Mainzi është i 17. në Bundesligë me 12 pikë nga 21 ndeshje. Union Berlini që është në pozitën e 15. që garanton shpëtimin e stinorit ka 21 pikë. Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe 13. xhiro. Katër ndeshjet e radhës për Mainzin janë mjaft të vështira: presin Augsburgun, i shkojnë Bayer Leverkusenit, presin Borussia Monchengladbachun dhe udhëtojnë te Bayern Munchen!

 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga