SERIA VAZHDON, PËRSËRI ME DRAMË
Bayer përsëri në fund, fitore me përmbysje - titulli shumë afër
31 March, 2024 @1:53
Titulli i parë kampion për Bayer Leverkusenin në Bundesligë tashmë është shumë afër, derisa djemtë e drejtuar nga Xabi Alonso kanë bërë edhe një përmbysje të jashtëzakonshme për të fituar tri pikët e radhës në elitën e futbollit gjerman si dhe për të zgjeruar dallimin në lidership, pasi që Bayern u mposht nga Borussia Dortmund më vonë, 0-2.
Kur kishin mbetur edhe më pak se 5 minuta lojë, Bayer dukej se po përfundonte ecurinë prej 38 ndeshjeve pa humbje, ndërsa reagimi erdhi me Robert Andrichin që barazoi në minutën e 88 të ndeshjes, kurse në minutën e parë të kohës shtesë çeku Patrik Schick shënoi golin e fitores për të çuar në delir stadiumin, me fitore Bayer Leverkusen - Hoffenheim 2-1 [Andrich 88’, Schick 90’+1 - Beier 33’].
Fitorja ka bërë që 7 xhiro para fundit të stinorit Bayer Leverkusen të ketë 13 pikë dallim nga ndjekësi i parë Bayern Munchen dhe tashmë për të mbyllur secilën dilemë, edhe atë matematikore, i duhen tre fitore në cilëndo nga ndeshjet e mbetura.