UZUNI SHKRUAN HISTORI ME GRANADËN
Myrto Uzuni golashënuesi i huaj më i mirë në histori të Granadës
19 December, 2024 @9:33
Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, me hat-trickun e shënuar në xhiron e fundit në fitore ndaj Cartagenës është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Granadës në shekullin XXI, ndërsa ai është njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë i huaj në histori të këtij klubi në Spanjë.
Uzuni 29 vjeç ka shënuar 49 gola në 105 paraqitje me Granadën në të gjitha garat, ndërsa beratasi akualisht është i dyti këtë stinor në listën e top-golashënuesve të LaLiga 2 me 14 gola. Aty lider është kolumbiani Luis Suarez që luan për Almerian dhe ka 15 gola të shënuara.