MEDIA TALK
Antony drejt LaLigas
20 January, 2025 @12:05
Manchester United është në prag të lirimit së paku këtë stinor nga braziliani i shumëpërfolur Antony, që kishte ardhur në kohën e Erik ten Hagut në “Old Trafford” dhe nuk tregoi asgjë. Futbollisti që kushtoi gati 100 milionë euro, pritet të huazohet deri në fund të këtij stinori në Real Betis, ka shkruar Fabrizio Romano në llogarinë e tij.
Sipas informatave që ka dhënë njohësi i transfereve të futbollistëve, Manchester United do të bëjë vetëm huazimin e brazilianit pa opcion blerjeje, ndërsa do të kthehet në “Old Trafford” në përfundim të këtij stinori. Pas përgatitjes së dokumentacionit të lojtarit, ai do të bëj testet mjekësore në klub.