STAMBOLL
Beşiktaş pret Ole Gunnar Solskjærin
17 January, 2025 @0:29
Njëra ndër tre skuadrat më të mëdha të Turqisë, Besiktas, është duke pritur ardhjen e trajnerit norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer në Stamboll, për të zyrtarizuar marrëveshjen e arritur që ai të jetë kryetrajneri i radhës në ekipin bardhezi nga qyteti i Bosforit.
Solskjaer 51 vjeçar është thënë të ketë arritur marrëveshje me Besiktasin për 1.5 vjet, ndërsa ai do t’ia nis punës me të arritur në Stamboll. Pjesë e Besiktasit është edhe mesfushori i Kosovës, Milot Rashica.
Besiktasi nisi stinorin me trajnerin holandez Giovanni Van Bronckhorst, por u nda nga ai pasi që mbeti larg kryesuesit të Superliëgs, Galatasaray. Periudhën tranzicionale të ekipit derisa u gjet trajneri i ri e kaloi nën drejtimin e Serdar Topraktepes.
Norvegjezi punoi si vëzhgues teknik në UEFA që prej kohës kur u nda me Manchester Unitedin në vitin 2021. Ai para kësaj ka punuar si trajner te Molde dhe Cardiff City.