Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI I KOSOVËS

Elbasan Rashani i jep shpresa Elches

Fotot: ElcheFC/ fb

Elbasan Rashani i jep shpresa Elches


13 January, 2025 @11:48

Sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, që kaloi këtë verë te ekipi nga Segunda Divison i Spanjës, Elche, ka shënuar gol në minutën e fundit të ndeshjes mbrëmë, ashtu që të mbajë ekipin e tij në garë për LaLiga.

Rashani ka shënuar në minutën e 90-të të ndeshjes, ndërsa Elche ka mposhtur Real Zaragozën 1-0. Me këto tre pikë, Elche i është afruar në tre pikë lideres së LaLiga-2, Almeria.

Elbasan Rashani @ Elche

Futbollisti i Kosovës u fut në lojë si zëvendëues prej minutës së 58-të të ndeshjes për të shënuar krejt në fund, për fitore. Ky ka qenë goli i dytë i stinorit për Rashanin 31 vjeç me ekipin e tij spanjoll.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga