Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA FITON SUPERKUPËN E SPANJËS

Barcelona shkatërron Real Madridin në finale të Superkupës

Barcelona shkatërron Real Madridin në finale të Superkupës


12 January, 2025 @22:29

Barcelona është fituese e trofeut të Superkupës së Spanjës, pasi që në finalen e zhvilluar sonte në “King Abdallah Sports City” të Jeddahut në Arabinë Saudite, fitoi thellë ndaj Real Madridit, 2-5! [Mbappe 5’, Rodrygo 60’ - Yamal 22’, Lewandowski 36’pen., Raphinha 39’, 48’, Balde 45’+10] Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 1-4!

Sa i përket ndeshjes mund të thuhet që struktura defanzive nuk kishte, kurse të dyja ekipet sulmuan sa mundën për të siguruar finale me gola dhe atraktive për shikuesit.

Kylian Mbappe shënoi golin e parë në një El Clasico, por goli i tij u bë shpejt i pavlefshëm, pasi që katalonasit shfrytëzuan secilën mundësi dhe falë Lamine Yamalit në formë, bënë gjithçka për të përmbysur rezultatin shpejtë e për të marrë avantazh, të papritur për 45 minutat e para të lojës.

Në pjesë të dytë Real Madrid përsëri rrezikoi i pari, kur Rodrygo qëlloi shtyllën, por që në sulmin tjetër Barcelona thelloi avantazhin pas një kundërsulmi për t’i dhënë fund dilemave për fituesin e ndeshjes dhe të trofeut të parë të vitit 2025.

Përkundër se më pas portieri Wojciech Szczesny mori karton të kuq pasi ndali Mbappen në rrugë për gol, e Rodrygo uli epërsinë në 2-5 nga gjuajtja e lirë, Barcelona më nuk lëshoi pe dhe kështu shkoi te trofeu duke luajtur me një lojtar më pak që prej minutës së 57-të të ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga