KING ABDULLAH SPORTS CITY STADIUM
Sa paguan arabët për Superkupën spanjolle
13 January, 2025 @12:03
Pas italianëve, edhe spanjollët gjysmëfinalet dhe finalen e Superkupës së vendit të tyre e zhvilluan në Arabinë Saudite. Vendi që po kërkon ngritjen e futbollit dhe po investon pa karar, kësaj radhe ka sjellë yjet e ekipeve të futbollit italian dhe atij spanjoll.
Milan fitoi Interin në një ndeshje të jashtëzakonshme në finale të Superkupës së Italisë, ku prej 0-2 përmbysi rezultatin në 3-2. Në anën tjetër, mbrëmë Barcelona dhe Real Madridi bënë gol-shoë në “King Abdullah Sports City” stadium, në fitoren e katalonasve, 5-2!
Sipas informatave nga mediat e ndryshme ndërkombëtare, Barcelona dhe Real Madridi për pjesëmarrje i kanë pasur të garantuara rreth 6 milionë euro secili, ndërsa fituesit të trofeut iu shtuan 2 milionë tjera në llogari e finalistit 1 milionë shtesë.
Në total, arabët kanë paguar 40 milionë euro, prej të cilave 20 milionë shkojnë në llogari të Federatës spanjolle. Athletic Bilbao mori 2 milionë euro, ndërsa Mallorca rreth 900 mijë. Të tjerat kanë shkuar në udhëtim e akomodim të ekipeve dhe përcjellësve të tyre.