RADHISIN FITORET

Foto: KBPriishtina/ fb
Prishtina vazhdon me fitore, e teta radhazi!
1 March, 2025 @23:22
Nuk ka të ndalur Prishtina në vitin 2025 dhe tashmë ekipi i drejtuar nga Murat Bilge ka arritur edhe fitoren e tetë radhazi në Superligë, për të vazhduar me ecurinë perfekte në kampionat këtë vit.
Bardhekaltërit kanë mposhtur Prizrenin sonte në “Pallatinë e Rinisë dhe të Sporteve” me 13 pikë dallim, 102-89.
Cory Reeves me 23 pikë, 2 asistime e 7 kërcime ka qenë koshashënuesi më i mirë i Prishtinës në fitore, ndërkaq me 13 pikë e 8 kërcime lojën e përfundoi Josh Nzeakor. Rasid Mahalbasic tregoi gjithanshmërinë edhe sonte, ndërsa luajti me 10 pikë, 6 asistime e 4 kërcime në fitore. Me 12 pikë duelin e përfundoi Donte Clark.
Te ekipi i Prizrenit i drejtuar nga Arbnor Rifati tre të huajt shkëlqyen me pikë të shënuara, por nuk mjaftoi për të bërë befasi ndaj Prishtinës, derisa ekipi regjistroi të 17-tën humbje sezonale!
Lenzelle Smith luajti me 28 pikë, Tervell Beck me 25, ndërsa Jordan Johnson me 23 pikë të shënuara.
Fitorja, bën që Prishtina së paku sonte të jetë në pozitë të dytë të tabelës me bilanc 14-8, duke barazuar pikët me Bashkimin (15-6) lider, ku këta të fundit luajnë derbi nesër mbrëma ndaj kampiones aktuale, Trepça (14-7). Prizreni, i fundit në renditje (pozita e tetë) kanë bilanc 5-17.
DUELET E NDËRSJELLA TË STINORIT 2024/25:
Prizreni-Prishtina 100-88
Prishtina-Prizreni 100-80
Prizreni-Prishitna 85-101
Prishtina-Prizreni 102-89.