MVP I XHIROS XXII

Foto: FBK
Cory Reeves (Prishtina) - MVP (22)
4 March, 2025 @11:10
Basketbollisti i Prishtinës, Cory Reeves është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros XXII të Superligës së Kosovës në basketboll. Lojtari në fjalë ka pasur paraqitje tepër të mirë në përballjen ku Prishtina kaloi ekipin e fundit në renditje tabelare, Prizrenin.
Reeves i ardhur në dhjetor të vitit të kaluar te Prishtina, ka luajtur në këtë ndeshje me 23 pikë, 2 asistime e 7 kërcime. Ai arriti indeksin e efiçencës, 25.
Përndryshe, Reeves është lojtari i parë i Prishtinës këtë stinor që merr çmimin e më të mirit të javës pas Damiree Burnsit, që ka qenë i vetmi lojtar tjetër i bardhekaltërve i shpallur këtë stinor MVP nga FBK.
Prishtina ka vazhduar me formën e mirë në Superligës, duke shënuar tetë fitore radhazi në tetë ndeshjet e vitit 2025, për të qenë ekipi i vetëm i pamposhtur në Superligë këtë vit.
Bardhekaltërit me këtë formë janë ngritur për tre pozita në renditje, duke arritur tash deri në vendin e tretë.