Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I TAKOI KAMPIONËVE

Trepça fiton derbin, merr kreun

Foto: KBTrepça fb

Trepça fiton derbin, merr kreun


2 March, 2025 @22:25

Kampionja në fuqi e Kosovës në basketboll, Trepça, ka nisur mbarë ciklin e fundit të ndeshjeve të Superligës, duke shënuar fitore ndaj Bashkimit në derbin e luajtur të dielën mbrëma në “Minatori”.

Mitrovicasit kanë dalë fitues nga ndeshja, duke triumfuar me rezultat 93-88, që u arrit në fund të lojës, pasi menaxhuan më mirë minutat në çerek të fundit të duelit.

Me fitore, Trepça ka barazuar bilancin e ndërsjellë me Bashkimin në kuadër të kampionatit, në 2-2 dhe tashmë në rast se kryejnë stinorin me pikë të barabarta, do të vendosë koshdallimi ndërmjet, që është dukshëm në favor të mitrovicasve.

TABELA AKTUALE

Sa i përket duelit të sontëm, Michael Green III ka qenë njeriu që ka thënë fjalën kryesore të kampionja. Ai dha 25 pikë, bëri 4 asistime dhe regjistroi 3 kërcime për fitoren e ekipit të tij. Me 18 pikë luajti Drilon Hajrizi, që bëri edhe 4 asistime e 4 kërcime. Ndërsa Michael Myers shënoi 17 pikë, 2 asistime e 8 kërcime në fitore.

Te prizrenasit më efikasi ka qenë Lejson Zeqiri me 22 pikë, kurse Dirk Williams dha 17 pikë. Wendell Green luajti me 14 pikë, duke shutuar 0/5 për tre pikë!

Me këtë fitore, Trepça kalon në krye të Superligës me bilanc 15-7, falë koshdallimit më të mirë se Bashkimi, që gjithashtu tash është me bilanc 15-7.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga