E PARA NË PRANVERË!

Zekolli në kohën shtesë, Feronikeli’74 fiton!
1 March, 2025 @18:28
Nuk është dorëuzar Feronikeli’74! Ekipi nga Drenasi që emëroi trajner Granit Dervishollin, por përsëri sot si trajner zyrtar të ekipit kishte Fidan Rexhepin ka shënuar fitoren e parë të pranverës, duke e mposhtur Dukagjinin në minutën e fundit të kohës shtesë, Feronikeli’74 - Dukagjini 1-0 [Leart Zekolli 90’+5].
Ndeshja nuk ka pasur shumë raste, ndërsa të dyja ekipet kanë pasur momentet e veta. E krejt në fund dallimi u bë kur Zekolli i iku mbrojtjes, pas pasimit të thellë të Lis Demirit, për t’i dhënë gëzim të madh ekipit të tij.
Dukagjini që sot në mungesë të Ismet Munishit kishte si trajner zyrtar Ardian Bashën, ka pësuar humbjen e dytë na katër ndeshjet e para të pranverës.
Feronikeli’74 që kishte nxjerrë pikë ndaj Ballkanit në xhiron e shkuar, ndërsa pika iu anulua nga KG dhe humbi ndeshjen në tavolinë me 3-0, nuk u demoralizua pas këtij vendimi. Iu kthye Superligës menjëherë me fitore!
Edhe pse i fundit në renditje tabelare, Feronikeli’74 ka 13 pikë nga 22 ndeshje në pozitë të dhjetë. Dukagjini mbetet me 25 pikë nga 22 ndeshje dhe është në pozitë të tetë të tabelës, pozitë kjo që siguron Superligën përmes ndeshjes së barazhit.