FORMA E MIRË, VAZHDON!

Foto: SCGjilani/ fb
E treta në katër, Gjilani vazhdon ngritjen
1 March, 2025 @17:18
Fillimi i pjesës pranverore të stinorit të Superligës, nuk ka mundur të shkojë më mir për Gjilanin. Ekipi i Ardian Nuhiut ka shënuar sot edhe fitoren e tretë në katër ndeshjet e pranverës, ndërëkaq të dytën nga dy, si mysafir.
Në një ndeshje mjaft të luftuar sot në Suharekë, të kuqtë nga Anamorava kanë avancuar me penalltinë e fituar përmes sulmuesit shtatëgjatë të tyre, Senad Jarovic (42’).
Kur pritej që Gjilani të shkonte në pushim pjesëlojësh me epërsi, në skenë doli Endrit Krasniqi që nga afërsia pas tollovisë në zonë, pranoi top nga Jakup Berisha për të barazuar 1-1! (45’+2).
E me të nisur pjesa e dytë një mundësi të gjetur në fushë, e ka shfrytëzuar mesfushori kreativ i gjilanasve. Me të parë hapësirën e krijuar para tij, Edi Basa ka shutuar nga rreth 20-metra për të sjellë fitoren e ekipit të tij. Topi preku edhe tokën para se të arrinte te portieri, që veçse kishte reaguar dobët.
Deri në fund, përkundër mundësive, nuk kishte njeri që futi topin në rrjetë të Kenan Haxhihamzës dhe Gjilani doli triumfues në Suharekë, Suhareka - Gjilani 1-2 [Endrit Krasniqi 45’+2—Senad Jarovic 42’pen., Edi Basa 54’].
Me këtë fitore, Gjilani është ngritur në pozitë të katërt të renditjes tabelare. Nuhiu me formën që ka kapur ekipi i tij ka vërtetuar edhe njëherë punën e ngadalshme por të sigurt, derisa arrin në kuotën e 31 pikëve, 10 prej të cilave erdhën në pranverë! Suhareka shumë afër zonës së barazhit tashmë. Mund të rrezikojë shumëçka, ndërsa është e gjashta me 26 pikë nga 22 ndeshje.