DRITON KUKA

Kuka: Akili, mbreti i Evropës
17 April, 2021 @18:18
Njeriu më meritor i medaljeve të Kosovës në xhudo, trajneri Driton Kuka, e ka përgëzuar Akil Gjakovën për medaljen e artë në Kampionatin Evropian.
Kuka nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shprehur lumturinë e tij për këtë fitore historike në konkurrencën e meshkujve.
“Mbreti i Evropës. Kampion Evropian Akil Gjakova! Medalja e parë elitare për meshkuj në Kampionate Evropiane! Ditë e lumtur dhe e madhe për vendin dhe popullin tim! Pas mbi 20 medaljeve elitare për vajzat tona heroina, erdhi edhe medalja e parë për meshkuj! Po përmbushem në çdo aspekt nga nxënësit e mi!” ka shkruar Kuka në Facebook.