Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet
{embed="/menu"}

FITORJA E PARË

Llapi U21 shënon fitoren e parë, ngritet në renditje

Llapi U21 shënon fitoren e parë, ngritet në renditje


23 August, 2023 @19:19

Skuadra e Llapit U21 ka shënuar sot fitoren e parë në Superligën U21, duke e mposhtur Dukagjinin U21 me rezultat të thellë 4-0.

Llapi U21 4-0 Dukagjini U21 [Rinor Tovërlani 41’, Albion Miftari 44’, 56’, Kadri Berisha 70’].

Llapi U21

Ekipi i drejtuar nga trajneri Mehmet Agushi ka qenë dukshëm më cilësor se mysafirët sot dhe nuk e kanë pasur vështirë të arrijnë te fitorja pas golit të parë të shënuar.

TABELA AKTUALE

Me fitore, Llapi U21 arkëtoi tre pikët e para të stinorit dhe u ngrit në renditje, derisa Dukagjini U21 mbetet i fundit në renditje dhe atë me goldallim tejet negativ.

LLAPI U21 XI: 1. Art Hoti – 10. Rinor Tovërlani, 4. Diar Vokrri, 5. Gramos Murati (15. Albion Haxhiu – 68’), 3. Eris Avdullahu - 80. Andi Kabashi (18. Sadik Satilmis – 81’), 8. Florent Behrami, 29. Erijon Konjufca (21. Bleart Vuqa – 81’), 17. Albion Miftari (28. Kadri Berisha – 58’) - 19. Eron Brajshori (11. Endi Potera – 58’). Kryetrajner: Mehmet Agushi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga U21