VAZHDOJNË ME FITORE
Prishtina U21 shënon edhe fitoren e dytë në Superligën U21
23 August, 2023 @13:35
Skuadra e Prishtinës U21 e drejtuar nga Azem Ahmeti ka arritur që të shënojë edhe fitoren e dytë në dy ndeshjet e para të Superligës U21.
Ekipi bardhekaltër ka shënuar fitore sot ndaj Gjilanit U21, që ka luajtur duelin e parë të stinorit, pasi që ndeshja e javës së parë ndaj Fushë Kosovës U21 ishte shtyer për një datë të pacaktuar.
Golat e fitores për Prishtinën U21 i shënuan Zijaj, Llabjani e Dobroshevci, në ndeshjen që u krye me rezultat: Gjilani U21 — Prishtina U21 1-3 [n.n. — Ramë Zijaj 8, Donart Llabjani 23, Arlind Dobroshevci 73].
Zijaj asistoi edhe te goli i dytë, ndërsa në golin e parë asistuan Endrit Shala, përkatëisht Leon Ajdini.
PRISHTINA U21: Bici - Salihu (Hasangjekaj), Bajrami, Zijaj (Dobroshevci) , Ajdini (Murati) - Pllana, Llabjani, Sylejmani, Shala (Kelmendi) - Shabani (Berisha), Murturi; Trajner: Azem Ahmeti.