DISTRIA KRASNIQI

Distria fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian
16 April, 2021 @17:29
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Distria medaljen e artë e fitoi pa e zhvilluar ndeshjen finale përballë ukrainases, Daria Bilodid, e cila u tërheq nga kjo përballje për shkak të lëndimit.
Distria deri në finale arriti duke i mposhtur sipas radhës xhudistet Francesca Giorda (Itali), Shira Rishony (Izrael) dhe në gjysmëfinale xhudisten Sabina Giliazova (Rusi).
Xhudistja jonë garoi në kategorinë deri në 48 kg.
Kjo është hera e parë që Distria shpallet kampione e Evropës.