VOLEJBOLL

Drita e fiton ndeshjen e parë finale të Play Off-it
9 April, 2021 @18:13
Drita e fitoi finalen e parë në Play Off, pasi në Gjilan e mposhti kampionin në fuqi M-Technologie me rezultat 3-0.
Pas humbjes në finale të Kupës nga e njëjta skuadër, ekipi i Lorik Ilazit arriti ta fillonte shumë mirë takimin duke e fituar setin e parë 25-21.
Në setin e dytë M-Technologie u kufizua në 20 pikë, duke i mundësuar vendaseve të avansonin 2-0.
Seti i tretë ishte tejet rivalizues, duke lënë enigmë fituesin deri në fund.
Epërsia u ndërrua disa herë, por në fund Drita festoi 20-19, për ta fituar ndeshjen 3-0.
Në finalet e Play Off-it, kampioni vendoset me tri ndeshje të fituara.
Finalja e dytë zhvillohet të martën në Prishtinë nga ora 15:00.