LAURO FAZLIU

Fazliu fiton në repesazh, tani një hap larg të bronztës
17 April, 2021 @15:04
Laura Fazliu është vetëm një hap larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian për kategorinë deri në 63 kg.
Xhudistja jonë fitoi me Ippon në ndeshjen e repesazhit përballë italiane, Maria Centracchio, e cila u ndëshkua me tri penallti.
Në ndeshjen vendimtare për medaljen e bronztë Fazliu do të përballet me holandezen, Sanne Vermeer.