VETERANI VAZHDON ME BARDHEKALTËRIT

Foto: KSHTirana/ fb
Hysenagolli vazhdon me Tiranën
1 July, 2025 @13:30
Qendra e Shqëipërisë, Endrit Hysenagolli, ka vazhduar kontratën me ekipin e tij KB Tirana. Në njoftimin e publikuar dje, ekipi bardhekaltër nga kryeqyteti i Shqipërisë ka bërë të ditur se ish-lojtari i dikurshëm i Bashkimit të Prizrenit ka nënshkruar për edicionin e ri garues, 2025/26.
“Klubi i Basketbollit Tirona ka kënaqësinë të njoftojë se Endrit Hysenagolli, një nga figurat më të shquara në historinë bardheblu, do të vijojë të mbajë fanellën tonë edhe në sezonin e ri.” — shkroi njoftimi.
Hysenagolli bëhet 37-vjeç pas 4 ditësh, ndërsa me përvojën e tij pritet të jetë ndihmesë për ekipin e Tiranës në luftë për titullin kampion të Shqipërisë, që së fundi e fitoi Besëlidhja.
“Me përkushtimin, lidershipin dhe eksperiencën e tij të jashtëzakonshme në parket, Endriti mbetet një shtyllë e palëkundur e skuadrës sonë, i gatshëm të udhëheqë ekipin drejt objektivave më të lartë — fitimit të trofeve dhe titujve kampion.” — bëri të ditur KB Tirana.
Në stinorin e fundit në elitën e basketbollit të Shqipërisë, Hysenagolli 208-centimetra i gjatë, ka pasur mesatarisht 34 minuta për ndeshje, duke dhënë 18.5 pikë për lojë, 1.1 asistime dhe 11 kërcime për ndeshje, duke treguar se përkundër moshës, ai është ende i fortë për të kryer punë nën kosh.