Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HISTORIKISHT, BARAZIME!

Shqipëria nuk arrin ta thyejë akullin në Letoni!

Foto: FSHF

Shqipëria nuk arrin ta thyejë akullin në Letoni!


10 June, 2025 @23:44

As pas të gjashtësh ndeshje në histori ndaj Letonisë, Shqipëria nuk ka arritur fitore ndaj këtij kundërshtari! Historia jo rrallë flet shumë dhe është për mësim!

Kësaj radhe me cilësi shumë më të madhe se kundërshtari, por epilogu i njëjtë - barazim, si në të pesë herat e kaluara! Letonia ndali Shqipërinë në 1-1, që fut në rrezik opcionin e mundësisë së playoffit nga vendi i dytë për kuqezinjtë nga Grupi K kualifikues drejt Botërorit “USCAME 2026”.

Ka qenë Thomas Strakosha që mbrojti penalltinë e Ikaunieks (21’), ndërsa më pas Shqipëria mori avantazhin nga një krosim nga e majta kur Arbër Hoxha futi topin në zonë, ndërsa portieri i vendasve në tentim largimi të topit, prek në këmbë të mbrojtësi Cernomordijs (29’), e ky shtyu topin në portë të vetë. Gjithsesi letonezët luftuan dhe arritën barazimin në minutën e fundit të kohës shtesë të pjesës së parë, përmes pikërisht kapitenit të tyre që shënoi autogolin më parë (45’+4). Pjesa e parë u mbyllë me 1-1!

Topi qarkulloi mjaft në pjesë të dytë, por pa raste konkrete të mira për Shqipërinë ku sulmi shterp nuk arriti ta bënte dallimin. Minutë pas minute dueli shkonte drejt fundit, ndërsa as zëvendësimet e Sylvinhos që nisin zakonisht prej minutës së 60-të nuk dhanë rezultat.

Muçi zëvendësoi Arbër Hoxhën (60’), Nedim Bajrami Laçin (69’), Uzuni Brojën (82’), Daku Manajn (82’) - por pa arritur të bënin dallimin! Në fund, përfundoi ndeshja 1-1 dhe Shqipëria nga dy duelet e qershorit merr dy pikë prej gjashtë të mundshmeve, duke rrezikuar mjaft mundësinë për vend të dytë.

TABELA AKTUALE:

1. Anglia, 3-ndeshje, 9-pikë;
2. Shqipëria, 4-ndeshje, 5-pikë;
3. Serbia, 2-ndeshje, 4-pikë;
4. Letonia, 3-ndeshje, 4-pikë;
5. Andorra, 4-ndeshje, 0-pikë.

DUELET E RADHËS:

6 shtator, Letonia - Serbia
6 shtator, Anglia - Andorra
9 shtator, Serbia - Anglia
9 shtator, Shqipëria - Letonia
11 tetor, Letonia - Andorra
11 tetor, Serbia - Shqipëria
14 tetor, Letonia - Anglia
14 tetor, Andorra - Serbia
13 nëntor, Andorra - Shqipëria
13 nëntor, Anglia - Serbia
16 nëntor, Serbia - Letonia
16 nëntor, Shqipëria - Anglia.


OPINION

Stadiumi i përjashtimit

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria/Analiza

Stadiumi i përjashtimit

10/06/25 @ 11:12

PA GOLA NË "ARENËN KOMBËTARE"

Manaj humb penalltinë, Shqipëria barazon ndaj Serbisë

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

Manaj humb penalltinë, Shqipëria barazon ndaj Serbisë

07/06/25 @ 23:54

LISTA E SYLVINHOS PËR NDESHJET E QERSHORIT

27 lojtarë të ftuar për ndeshjet ndaj Serbisë e Letonisë

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

27 lojtarë të ftuar për ndeshjet ndaj Serbisë e Letonisë

26/05/25 @ 10:48

RIVALI I RADHËS I KUQEZINJËVE

Serbia shpallë listën e gjerë para ndeshjes me Shqipërinë!

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Serbia shpallë listën e gjerë para ndeshjes me Shqipërinë!

20/05/25 @ 14:32

Zviceranët njofojnë kur dalin në shitje biletat: Zvicra - Kosova

Kualifikimet për Botëror/FFK Superliga/Kosova

Zviceranët njofojnë kur dalin në shitje biletat: Zvicra - Kosova

14/05/25 @ 11:59

Pas njoftimit të fundit nga FSHF, TKZ do të reagojë ashpër!

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

Pas njoftimit të fundit nga FSHF, TKZ do të reagojë ashpër!

14/05/25 @ 11:24

NJOFTIMI I RADHËS NGA FSHF

FSHF: Për Tifozët e Kombëtares, biletat janë të garantuara

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF: Për Tifozët e Kombëtares, biletat janë të garantuara

14/05/25 @ 10:43

FSHF NJOFTON!

FSHF përgënjeshtron lajmin se nuk do të ketë bileta për tifozët nga Kosova!

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF përgënjeshtron lajmin se nuk do të ketë bileta për tifozët nga Kosova!

13/05/25 @ 16:46

RREGULL I RI

Biletat për Shqipëria - Serbia, me short automatik!

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

Biletat për Shqipëria - Serbia, me short automatik!

12/05/25 @ 16:38

FSHF NJOFTON!

FIFA gjobë FSHF-së, me 20% më pak publik në ndeshjen e radhës!

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

FIFA gjobë FSHF-së, me 20% më pak publik në ndeshjen e radhës!

15/04/25 @ 14:31


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror