Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPINION

Stadiumi i përjashtimit

Foto: FSHF

Stadiumi i përjashtimit


Shkruan: Petrit Osmani

10 June, 2025 @11:12

Një mbrëmje që duhej të ishte bashkuese, u kthye në një shfaqje përjashtimi

Ndeshja Shqipëri–Serbi, më e rëndësishmja për emocionin historik dhe peshën simbolike, u zhvillua pa zërin e atyre që e kanë ndjekur Kombëtaren për më shumë se dy dekada: Tifozat Kuq e Zi (TKZ).

Të lënë jashtë. Të përjashtuar. Jo nga fati në short, por nga një vendim i qëllimshëm. Nga një sistem që promovon “gjithëpërfshirje”, por në realitet hesht dhe zhduk ata që nuk janë servilë.


“Shorti i barabartë” që përzgjodhi vetëm VIP-at

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) pretendoi se biletat për ndeshjen ndaj Serbisë do të shpërndaheshin përmes një shorti të barabartë, që u garantonte të gjithë qytetarëve një mundësi reale për pjesëmarrje.

Por rezultati ishte një tallje kolektive:

Modele Instagrami, personazhe televizivë, politikanë të njohur dhe figura të sistemit të drejtësisë – të gjithë “fituan” në short.

Tifozat Kuq e Zi, grupi më i madh dhe më besnik i tifozëve, nuk morën asnjë biletë për grupin, për herë të parë në 21 vite.

A ishte ky vërtet një short i rastësishëm? Apo një përjashtim i menduar?

Ky nuk është ndëshkim sportiv, por ndëshkim politik, i motivuar nga frika se zëri i tribunës mund të prishë regjinë diplomatike të bashkëjetesës falso.

Në sfond, lojtarëve të Kombëtares u është kërkuar të jenë të kujdesshëm. Jo vetëm në fushë, por edhe në intervista. Udhëzimet nga lart kanë qenë të qarta: pa deklarata emocionale, pa ndjenja kombëtare të forta, pa asnjë tension “politik” ndaj Serbisë.

Një Kombëtare që luan në heshtje, dhe një tribunë që hesht me forcë. Kjo nuk është më atmosferë sportive – është skenografi politike.

Stadiumi “Air Albania” më 7 qershor nuk i përngjante aspak një feste popullore. Ai u mbush me figura që s’e kanë kënduar kurrë himnin, por e kanë të lehtë të marrin ftesa VIP.

Ndërsa sektorët që dikur përthithnin thirrjet më të zjarrta të kombëtares, që valëvisnin flamurin kudo në Europë, këtë herë ishin bosh. Pse? Sepse nuk përputheshin me imazhin politik të ngjarjes.


Stadiumi nuk është më i popullit

FSHF ka marrë përsipër të zëvendësojë pasionin me “etiketë”, zërin me “mirësjellje”, dhe tifozin e thjeshtë me të ftuarin e ekranit. Dhe për këtë, nuk ka më justifikim.

Kur zëri i TKZ përjashtohet, përjashtohet vetë zemra e tribunes. FSHF ka organizuar, firmosur dhe zbatuar një vendim që synon jo sportin, por shtypjen e mendimit të lirë dhe kritik.

Kombëtarja e Shqipërisë nuk është pronë e Federatës, as e politikanëve që shfaqen në ndeshje për kamerat. Ajo është e shqiptarëve kudo – dhe përjashtimi i TKZ është një mesazh i rrezikshëm: “Nëse nuk pajtoheni me ne, nuk keni vend në stadium.”

Ky është momenti kur heshtja s’mund të vazhdojë.

FSHF duhet të japë llogari. Jo për listën e shortit – por për zgjedhjen e vetëdijshme për të heshtur tribunën, për të ndëshkuar qëndrimin dhe për të deformuar frymën e kombëtares.



i:

Opinionet nuk shfaqin doemos qëndrimet e redaksisë.

PA GOLA NË "ARENËN KOMBËTARE"

Manaj humb penalltinë, Shqipëria barazon ndaj Serbisë

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

Manaj humb penalltinë, Shqipëria barazon ndaj Serbisë

07/06/25 @ 23:54

LISTA E SYLVINHOS PËR NDESHJET E QERSHORIT

27 lojtarë të ftuar për ndeshjet ndaj Serbisë e Letonisë

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

27 lojtarë të ftuar për ndeshjet ndaj Serbisë e Letonisë

26/05/25 @ 10:48

RIVALI I RADHËS I KUQEZINJËVE

Serbia shpallë listën e gjerë para ndeshjes me Shqipërinë!

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Serbia shpallë listën e gjerë para ndeshjes me Shqipërinë!

20/05/25 @ 14:32

Zviceranët njofojnë kur dalin në shitje biletat: Zvicra - Kosova

Kualifikimet për Botëror/FFK Superliga/Kosova

Zviceranët njofojnë kur dalin në shitje biletat: Zvicra - Kosova

14/05/25 @ 11:59

Pas njoftimit të fundit nga FSHF, TKZ do të reagojë ashpër!

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

Pas njoftimit të fundit nga FSHF, TKZ do të reagojë ashpër!

14/05/25 @ 11:24

NJOFTIMI I RADHËS NGA FSHF

FSHF: Për Tifozët e Kombëtares, biletat janë të garantuara

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF: Për Tifozët e Kombëtares, biletat janë të garantuara

14/05/25 @ 10:43

FSHF NJOFTON!

FSHF përgënjeshtron lajmin se nuk do të ketë bileta për tifozët nga Kosova!

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF përgënjeshtron lajmin se nuk do të ketë bileta për tifozët nga Kosova!

13/05/25 @ 16:46

RREGULL I RI

Biletat për Shqipëria - Serbia, me short automatik!

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

Biletat për Shqipëria - Serbia, me short automatik!

12/05/25 @ 16:38

FSHF NJOFTON!

FIFA gjobë FSHF-së, me 20% më pak publik në ndeshjen e radhës!

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

FIFA gjobë FSHF-së, me 20% më pak publik në ndeshjen e radhës!

15/04/25 @ 14:31

ANGLIA E NIS MBARË

Fillimi i mbarë i Tuchelit me Anglinë

Kualifikimet për Botëror/Premier League

Fillimi i mbarë i Tuchelit me Anglinë

25/03/25 @ 00:09


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror