Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPINION

Sylvinho në udhëkryq!

Sylvinho në udhëkryq!


Shkruan: Dren Shporta

16 June, 2025 @11:28

Rënia e madhe në rezultate që ka pësuar Shqipëria që prej EURO 2024, nuk ka të ndalur dhe së fundi duket se po mbushet kupa, pas barazimit të fundit ndaj Letonisë, një kundërshtari nga i cili pritej fitore e sigurt. Qershori me 2 pikë, nuk ishte në plan të askujt.

Nga 4 pikë minimale të menduara, u arritën vetëm 2!

Letonia nuk bëri diçka që nuk pritej. Por, Shqipëria e Sylvinhos vazhdoi me orientim sigurinë në mbrojtje për të kërkuar pastaj golin, nëse vjen ai. Barazimi në fund, 1-1, bëri që nga 4 pikë minimale të qershorit prej 6 të mundshmeve, kuqezinjtë të marrin vetëm 2 nga 6 pikë të mundshme. Sa i përket ndeshjes, pa harruar këtu pritjen e Thomas Strakoshës që ndali epërsinë letoneze kur mbrojti penalltinë e kundërshtarit gjatë rezultatit, 0-0.

Për më tepër, penalltia e humbur e Rey Manajt ndaj Serbisë dhe mundësia për të marrë 3 pikë nga ajo ndeshje, as që po përfolet më. Shqipëria zbehu mundësinë për Kampionatin Botëror “USCAME 2026” në përqindje të madhe me pikën në Letoni.

Gjithçka tash është në pikëpyetje dhe natyrisht, Shqipëria varet nga rezultatet e të tjerëve tash e tutje. Duhet pritur gabimin e Serbisë, ndërsa Anglisë i duhet uruar vetëm fitore që të sigurojë më shpejt kualifikimin, ashtu që kur të vie në “Arenën Kombëtare” gjatë nëntorit, të luajë jo me 100%.

Kujtojmë, Shqipëria nga mundësia për të dalë në Ligën A të Kombeve gjatë vjeshtës së kaluar, ra në Ligën C të Kombeve pasi që mori vendin e fundit në grup, ku kundërshtarë kishte Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Çekinë. Për më tepër, dy fitoret e vetme i mori jashtë “Arenës Kombëtare” ku në atë cikël nuk arriti asnjë fitore si vendase!

Udhëkryqi

Sylvinho është në udhekryq tani. A do të vazhdojë FSHF-ja t’i besojë për vjeshtën kualifikuese ku do të duhen fitore të mëdha (veçanërisht ndaj Serbisë në Beograd dhe befasi ndaj Anglisë në shtëpi) apo të mirrën masa gjatë verës. Natyrisht pa llogaritur fitoret ndaj Letonisë e Andorrës, për të cilat as që duhet pasur arsyetim tjetër.

Mediat tiranase, bënë të ditur se kontrata e Sylvinhos me FSHF-në mbaron në fund të këtij viti. Braziliani bashkë me stafin e tij thuhet të pagohen rreth 1.5 milionë euro në baza vjetore.

E gjithë pyetja është: A i duhet dhënë edhe një mundësi brazilianit në vjeshtë, apo të veprohet tani? Nëse mundësia e dhënë shkon poshtë, edhe shpresat për “USCAME 2026” sharrojnë.

Nga katër ndeshjet e para Shqipëria ka marrë 5 pikë, duke mposhtur vetëm Andorrën, derisa ka marrë barazime me Serbinë e Letoninë e humbje nga Anglia.

Duelet e mbetura, në shtator kuqezinjtë presin Letoninë, kurse në tetor janë mysafirë në Serbi e Andorrë, para se të përfundojë cikli kualifikues në nëntor, kur Anglia ateron në Shqipëri.

Golat flasin

Sa i përket gjendjes aktuale në renditjen tabelare të Grupit K ku bën pjesë Shqipëria dhe vetëm fituesi i grupit siguron Botërorin kurse pozita e dytë do të tentojë përmes playoffit, ajo duket kështu:

1. Anglia, 9 pikë nga 3 ndeshje; 2. Shqipëria, 5 pikë nga 4 ndeshje; 3. Serbia, 4 pikë nga 2 ndeshje; 4. Letonia, 4 pikë nga 3 ndeshje; 5. Andorra, 0 pikë nga 4 ndeshje.

Nëse mbetet, Sylvinhoja tash duhet ta ketë të qartë misionin. Orientim ofanziv në lojë, për të kërkuar golin. Nëse nuk llogaritet ndeshja ndaj Andorrës, Shqipëria tre kundërshtarëve tjerë në grup i ka shënuar një gol - dhe ai është autogoli letonez!

E njëjta kishte ndodhur edhe në Ligën e Kombeve së fundi, ku Shqipëria pos që ra nga Liga B në Ligën C, shënoi vetëm 4 gola në 6 ndeshje, prej të cilave dy ukrainasve në ndeshjen e parë dhe pastaj në 5 ndeshjet tjera krejtësisht, 2 gola!

Statistikat ndonjëherë flasin më shumë, sesa deklaratat para e pas ndeshjes, kur dihet forca reale e ekipit dhe lojtarët që janë në dispozicion.

Natyrisht, askush s’i kërkon Sylvinhos garanci për të dërguar Shqipërinë në “USCAME 2026”. Por, playoffi me një Serbi me probleme të brendshme do të duhej të ishte kërkesë reale. Për Letoninë që futbollin e ka sport të kushedi satë në vend, e për Andorrën që është gjysmëprofesioniste - nuk ka çka të thuhet më shumë. Krejt kjo, nëse FSHF mendon ngritjen e kuqezinjëve seniorë në një nivel tjetër.


HISTORIKISHT, BARAZIME!

Shqipëria nuk arrin ta thyejë akullin në Letoni!

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

Shqipëria nuk arrin ta thyejë akullin në Letoni!

10/06/25 @ 23:44

OPINION

Stadiumi i përjashtimit

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria/Analiza

Stadiumi i përjashtimit

10/06/25 @ 11:12

PA GOLA NË "ARENËN KOMBËTARE"

Manaj humb penalltinë, Shqipëria barazon ndaj Serbisë

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

Manaj humb penalltinë, Shqipëria barazon ndaj Serbisë

07/06/25 @ 23:54

LISTA E SYLVINHOS PËR NDESHJET E QERSHORIT

27 lojtarë të ftuar për ndeshjet ndaj Serbisë e Letonisë

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

27 lojtarë të ftuar për ndeshjet ndaj Serbisë e Letonisë

26/05/25 @ 10:48

RIVALI I RADHËS I KUQEZINJËVE

Serbia shpallë listën e gjerë para ndeshjes me Shqipërinë!

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Serbia shpallë listën e gjerë para ndeshjes me Shqipërinë!

20/05/25 @ 14:32

Zviceranët njofojnë kur dalin në shitje biletat: Zvicra - Kosova

Kualifikimet për Botëror/FFK Superliga/Kosova

Zviceranët njofojnë kur dalin në shitje biletat: Zvicra - Kosova

14/05/25 @ 11:59

Pas njoftimit të fundit nga FSHF, TKZ do të reagojë ashpër!

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

Pas njoftimit të fundit nga FSHF, TKZ do të reagojë ashpër!

14/05/25 @ 11:24

NJOFTIMI I RADHËS NGA FSHF

FSHF: Për Tifozët e Kombëtares, biletat janë të garantuara

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF: Për Tifozët e Kombëtares, biletat janë të garantuara

14/05/25 @ 10:43

FSHF NJOFTON!

FSHF përgënjeshtron lajmin se nuk do të ketë bileta për tifozët nga Kosova!

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF përgënjeshtron lajmin se nuk do të ketë bileta për tifozët nga Kosova!

13/05/25 @ 16:46

RREGULL I RI

Biletat për Shqipëria - Serbia, me short automatik!

Kualifikimet për Botëror/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

Biletat për Shqipëria - Serbia, me short automatik!

12/05/25 @ 16:38


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror