E TRETA ME RADHË
Llapi U21 ia shkakton Prishtinës U21 humbjen e parë
6 September, 2023 @20:49
Skuadra e Llapit U21 ka shënuar fitoren e tretë me radhë në Superligën U21, duke ia shkaktuar Prishtinës U21 humbjen e parë sezonale pasi që këta të fundit kishin fituar tre ndeshje me radhë.
Golat erdhën në pjesë të parë të ndeshjes, ndërsa Eron Brajshori dhe Argjent Potera realizuan golat e fitores për llapjanët: Llapi U21 2-0 Prishtina U21 [Eron Brajshori 13’, Argjent Potera 40’], që tashmë i bashkangjiten Prishtinës U21 dhe Lirisë U21 me nga 9 pikë secila.
-
PRISHTINA XI: Bici - Murati, Bajrami /c/, Salihu, Ajdini, Murturi, Shala, Llabjani, Shabani, Jashari, Berisha.
Luajtën edhe Gjonbalaj, Sylejmani, Zijaj, Kelmendi dhe Nikprelaj.
Trajner: Azem Ahmeti.