GIRO D'ITALIA 2025 - ETAPA E PARË

Foto: LaPresse/
Mads Pedersen historik në etapën historike të Giro d’Italia 2025
9 May, 2025 @18:03
Çiklisti danez, Mads Pedersen, ka fituar etapën e parë të Giro d’Italia 2025 që ka nisur për herë të parë në histori të saj në Shqipëri. Etapa e parë që përshkroi prej Durrësit për në Tiranë një shteg 160-kilometërsh prej të cilave 49 kilometra malore, pa në fund danezin fitues.
Pedersen do të bëhet danezi i parë që do të mbajë të veshur fanellën pembe, ndërsa ai kreu këto kilometra për 3 orë 36 minuta e 24 sekonda, me një finish dramatik ku për gjysmë metri la pas tij Wout Van Aertin. Me këtë fitore të Pedersenit, ekipi i Lidl Trekut nisi mbarë garën duke mos pasur të meta në etapën e parë.
Etapa e dytë e Giro d’Italia vazhdon nesër, që do të mbahet në shtegun e Tiranës.
1) Mads Pedersen (Lidl Trek) in 3h36’24”
2) Wout Van Aert (Visma | Lease a Bike) s.t.
3) Orluis Aular (Movistar) s.t.
4) Francesco Busatto (Intermarché-Wanty) s.t.
5) Tom Pidcock (Q36.5) s.t.
6) Diego Ulissi (XDS Astana) s.t.
7) Richard Carapaz (EF Education-EasyPost) s.t.
8) Max Poole (Picnic PostNL) s.t.
9) Nicola Conci (XDS Astana) s.t.
10) Davide Piganzoli (Polti VisitMalta) s.t.