Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NOT

Rita Zeqiri — kryetare e FNK-së

Fotot: FNK

Rita Zeqiri — kryetare e FNK-së


Teksti: FNK

31 January, 2025 @14:59

Dje nga ora 19:00, u mbajt Kuvendi i Punës dhe Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Notit të Kosovës. Gjatë këtij kuvendi, statuti i FNK-së u harmonizua me gjashtë pikat e kërkuara nga World Aquatics dhe me Ligjin e Sportit nr. 08/L-277.
Në këtë kuvend zgjedhor, delegatët nga klubet anëtare votuan për strukturat e reja udhëheqëse, duke shënuar një moment historik për sportin në Kosovë. Për herë të parë në vendin tonë, në krye të një federate sportive u zgjodh një kryetare femër, Rita Zeqiri, e cila do të drejtojë federatën në mandatin e ri.
—Struktura e re udhëheqëse e FNK-së:
Presidentja: Rita Zeqiri
Nën Presidentët:
MSc. i Sportit Xhevat Camaj (Nën President i parë)
Bashkim Haxhimusa, prof. (Nën President i dytë)
—Anëtarët e Bordit:
Ma. Granit Morina
Artiol Shala
Hana Fejzullahu
Vlera Llalloshi (Përfaqësuese e Sportistëve)
—Këshilli Mbikëqyrës:
Shpend Rushiti
Mirsad Sejdiu
Driton Alihajdaraj
Sekretari i Përgjithshëm: • Ma. Veton Telaku
Sekretare Teknike: • Endrita Jashanica

Kuvendin e monitoruan përfaqësues nga World Aquatics, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK):
Dr. Josip Varvodić (World Aquatics)
Shkëlqim Sadriu (MKRS – Menaxheri i Federatës së Notit)
Aferdita Fazliu (MKRS – Zv. Drejtoreshë e DS)
Mehdi Uka (MKRS – Zyra Ligjore)
Arben Fetahu (KOK).


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera