Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI E DEÇANI - RISI NË VOLEJBOLL

Dy klube të reja volejbolli në Kosovë!

Foto: FVK

Dy klube të reja volejbolli në Kosovë!


Teksti: FVK

26 April, 2024 @14:52

Federata e Volejbollit e Kosovës ka ndarë lajmin për rritjen e komunitetit të volejbollit, nga dita në ditë.

Ngritja e standardit në nivelin e garave elite, atë të Kombëtareve, organizativ dhe formave tjera, po përcillet me dëshirën e të rinjëve dhe të rejave që t’i bashkohen sportit të rrjetës.

Kësisoj, së fundi janë formuar edhe dy klube të reja të volejbollit, në qendrat ku mungonte aktiviteti i këtij sporti në këtë formë.

KV Prizreni dhe KV Alpha nga Isniqi i Deçanit, janë dy klubet e reja, që i shtohen skenës së volejbollit në vendin tonë.

FVK i përgëzon iniciatorët për themelimin e këtyre dy klubeve, duke u uruar ahumë suksese në misionin e tyre.

Klubet e reja, kanë treguar edhe në të kaluarën se mund t’ia dalin në një periudhë të shkurtër, të lënë gjurmët e para në garat elite të Kosovës, andaj urojmë që të njëjtin shembull e fat ta kenë edhe KV Prizreni e KV Alpha.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera