Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BLLOKIMI NGA SERBIA, VAZHDON!

Pos boksierëve, as taekwondoistët s’mund të shkojnë në Beograd!

Foto: FTWK/fb

Pos boksierëve, as taekwondoistët s’mund të shkojnë në Beograd!


17 April, 2024 @20:36

Kampionati Evropian i boksit amator që nis nesër në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, nuk do të pranojë ata Kosovës, pasi që Federata serbe ka bërë të ditur Federatën e Kosovës se “pjesëmarrja e boksierëve të Kosovës në KE do të mund të ishte rrezik dhe provokim”.

E njëjta vlen edhe për taekwondoistët e Kosovës. Evropiani i taekwondosë mbahet prej 9 maji në Beograd, ndërsa këtu kreu i kësaj Federate nga Kosova në një deklaratë dhënë për Koha.net ka thënë se për shkak të diskriminimit nuk pranojmë të marrim pjesë aty.

“Pengesa është kryekëput politike. Kemi njoftuar edhe Federatën Evropiane. Me keqardhje kemi marrë njoftimin se nuk do të lejohemi të marrim pjesë në Evroprian,” ka thënë Arsim Agushi, kreu i FTWK-së.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera