Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PING-PONG

Nehat Çitaku - kryetar i ri i Federatës së pingpongut

Nehat Çitaku - kryetar i ri i Federatës së pingpongut


20 January, 2024 @14:59

Nehat Çitaku është kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës, pasi që në Kuvendin e jashtëzakonshëm të FPPK-së ai ka fituar ngushtë. Çitaku ka fituar kundërkandidatin e tij me një votë më shumë, 18-17 nga 35 vota të vlefshme në zgjedhje për kryetar.

“Në kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur me 19 janar 2024, ku ishin pjesëmarrës 37 delegatë me të drejtë vote, me shumicë të votave (18) nga 35 vota të vlefshme, zgjedhjet i fitoi Nehat Çitaku që do ta ketë mandatin deri në vitin 2025,” ka shkruar njoftimi i shkurtër i llogarisë zyrtare të Federatës në fjalë në Facebook.

Për më tepër, Çitaku në llogarinë e tij të Facebookut ka theksuar se të premten mbërma u mposhtë padrejtësia.

“Sonte, definitivisht u mposhtë padrejtësia.
Fitore e madhe e pingpongut Kosovar por jo vetëm!
Falenderim i veqantë për përfaqësuesit e Klubeve të pingongut të Kosovës dhe të gjithë të tjerët të cilët përkundër presionit të paparë ndonjëherë nga grupe të caktuara të interesit e që do të publikohen më vonë, arrijtën të e përballojnë me sukses dhe të përcaktohen për një ardhmëri të ndritur të këtij sporti, sporti i cili i pari hapi dyert për ndërkombëtarizim të sportit Kosovar që në vitin 2003!”
- ka shkruar kreu i ri i FPPK-së.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera