MALORE

Fotot: FBNSK
Arianit Nikçi rizgjedhet kryetar i FBNSK-së
31 January, 2025 @10:56
Kryetari i deritashëm i Federatës së Bjeshkatarëve dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, Arianit Nikçi, është rizgjedhur në krye të FBNSK-së edhe për një mandat.
Në Kuvendin e Punës dhe atë Zgjedhor të organizuar dje, FBNSK-ja prezantoi raportin e punës për vitin e kaluar dhe në vazhdën e punëve tjera procedurale, kreu edh ato.
Si anëtarë të kryesisë u zgjodhën, Teuta Bicaj dhe Osman Uka - nënkryetarë; ndërsa anëtarë të kryesisë u bënë: Gani Syla, Raif Gjikolli, Masar Kabashi, Donjeta Krasniqi, Dhurata Lipovica, Virtyt Morina, Bekim Gaxheri e Besnik Dujaka.
Nikçi falenderoi në fund të pranishmit për pjesëmarrjen, ndërsa bashkë me kryesinë o zotuan se do të punojnë për të arritur qëllimet e vendosura në Kuvend.