HISTORIKE!

Sot, Giro d’Italia 2025 nis në Shqipëri!
9 May, 2025 @11:45
Njëra ndër garat më të famshme të çiklizmit në botë, “Giro d’Italia” fillon sot me shtegun e parë të garës, që zhvillohet në garën prej Durrësit për në Tiranë, në Shqipëri.
Ky është edicioni i 108-të i kësaj gare, ndërsa për herë të parë do të inkuadrojë edhe shtigje nga Shqipëria, që është një arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë si shtet.
Tri shtigjet e para të garës “Giro d’Italia” do të zhvillohen në Shqipëri, ndërsa e para nis sot prej orës 13.00. Më pas, çiklistët barten për në Itali.
Shtegu i parë Durrës për në Tiranë do të përshkohet me 160 kilometra për garuesit, që do të shkojnë përmes segmenteve Durrës - Kavajë - Rrogozhinë - Papër - Elbasan - Gracen - Sauk - Surrel - Tiranë.