DUELI I PARE
Në gara ndërkombëtare, Istogu mposht Vushtrrinë
10 October, 2020 @21:47
Skuadra e femrave të hendbollit të Istogut ka mposhtur rivalet e Vushtrrisë sonte, 21-26, për të marrë avantazh para ndeshjes së kthimit, në kuadër të raundit të dytë të garave të Kupës së Evropës.
Për herë të parë në gara ndërkombëtare janë takuar dy skuadra kosovare dhe vajzat e Istogut mposhtën vushtrriaset në përballjen e parë. Ndeshja e kthimit luhet të shtunën e radhës në Istog.
Në fakt, Vushtrria ka pasur epërsi në fund të pjesës së parë 11:10, mirëpo në pjesë të dytë istogaset me lojë më të mirë triumfuan. Fituesja shkon në raundin e tretë të garave evropiane në fjalë.
Përndryshe, EHF për shkak të pandemisë këtë edicion të garave ka lejuar në short që edhe ekipet nga i njëjti vend të mund të shortohen dhe pikërisht një gjë e tillë i ndodhi skuadrave të Kosovës, përkundër se në short ishin edhe ekipet spanjolle, turke, italiane, etj.
KHF Vushtrria – KHF Istogu 21:26 (11:10)
Vushtrria: B. Rama 8, Sh. Tahiri 3, L. Matarova 3, D. Kasumi 2, Z. Zymberi 2, K. Avdiu 2, L. Sopjani 1, K. Paci, R. Gubetini, Q. Terstena, Nj. Kelmendi, B. Gubetini, F. Rrustemi
Istogu: E. Muratoviq 12, T. Hetemi 4, K. Venetski 3, P.Ferataj 2, A. Rugova 2, S. Ujkiq 2, A. Halitaj 1, F. Fejzaj, N. Milatoviq, Y. Shatri, A. Berisha, B. Ahmetxhekaj, A. Shehdadi